Osmani takon ambasadorin Wood, flasin për paqen dhe sigurinë në rajon

19:16 | 22 Tetor 2024
E.G

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot është takuar me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani u shpreh se janë takuar në selinë e Misionit të Përhershëm të ShBA-së në Kombe të Bashkuara, shkruan Arbresh.info.

” Në takim me Ambasadorin Robert Wood kishim sot një diskutim përmbajtësor dhe produktiv për sukseset e Kosovës si dhe për rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme