Osmani uron presidenten e re moldave: Putini kërcënim jo vetëm për Moldavinë, por për të gjithë Evropën

18:29 | 22 Tetor 2024
E.G

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka uruar Maia Sandu pasi është zgjedhur presidente e Moldavisë.

Me anë të një postimi në “X”, ajo ka deklaruar se duke votuar për të përfshirë aspiratat e tyre evropiane në kushtetutën e tyre, populli i Moldavisë ka zgjedhur shpresën, unitetin dhe një të ardhme më të ndritur, shkruan Arbresh.info.

“Është një testament i fuqishëm për udhëheqjen dhe vizionin tuaj të guximshëm – një vizion i Moldavisë ku i përket: Në BE. Pavarësisht taktikave dhe operacioneve hibride të vazhdueshme të Rusisë dhe të përfaqësuesve të saj për të sabotuar votimin, demokracia ka triumfuar sërish”, ka shkruar presidentja Osmani.

“Putini dhe përfaqësuesit e tij janë një kërcënim jo vetëm për Moldavinë, por për të gjithë Evropën. Megjithatë, demokracitë qëndrojnë të bashkuara, të forta dhe të gatshme për të mbrojtur lirinë dhe vlerat tona të përbashkëta”, ka shtuar ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme