Maqedonci në Turqi me ftesë të homologut dhe shefit të dronëve Bayraktar

16:48 | 22 Tetor 2024
E.G

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me ftesë të homologut të tij turk, Yasar Guler dhe presidentit të “Saha Istanbul”, Haluk Bayraktar, sot dhe nëser do të qëndrojë në Stamboll.

Në një postim në “X”, Maqedonci ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në ngjarjen kryesore të industrisë turke të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore SAHA EXPO, shkruan Arbresh.info.

“I ftuar nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, z. Yaşar Güler, si dhe Presidenti SAHA Istanbul, z. Haluk Bayraktar, sot dhe nesër do të qëndroj në Stamboll të Tuqisë për pjesëmarrje në ngjarjen kryesore të industrisë turke të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore SAHA EXPO”, ka shkruar Maqedonci./Arbresh.info/

Të ngjashme