Një zyrtar i lartë i OKB-së tha se punonjësit e ndihmës së Kombeve të Bashkuara në Gazën veriore “nuk mund të gjejnë ushqim, ujë apo kujdes mjekësor”, pas gati tre javësh bombardime “pa ndalim” të ushtrisë izraelite.
Duke cituar raportet nga stafi në terren, Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, përshkroi kushtet e tmerrshme në të cilat po punon stafi i UNRWA në veri të enklavës, ku qindra mijëra njerëz përballen me një situatë të tmerrshme humanitare në mes të ofensivës së vazhdueshme ushtarake të Izraelit.
“Era e vdekjes është kudo, ndërsa trupat mbeten të shtrirë në rrugë ose nën rrënoja. Misionet për të pastruar trupat ose për të ofruar ndihmë humanitare janë mohuar.
Në Gazën veriore, njerëzit thjesht presin të vdesin. Ata ndihen të shkretë, të pashpresë dhe të vetmuar. Ata jetojnë nga një orë në tjetrën, duke u frikësuar nga vdekja në çdo sekondë”, shkroi ai përmes një psotimi në ‘X’.
Lazzarini përsëriti apelin për një armëpushim, “qoftë për disa orë, për të mundësuar kalimin e sigurt humanitar për familjet që dëshirojnë të largohen nga zona dhe të arrijnë në vende më të sigurta”.
“Ky është minimumi për të shpëtuar jetët e civilëve që nuk kanë të bëjnë fare me këtë konflikt,” tha ai./rtsh.al/
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...