Google ADS

Gërvalla takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, flasin për forcimin e demokracisë në Kosovë

13:54 | 22 Tetor 2024
E.H

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.

Gërvalla me anë të një postimi në platformën X, tha se me Berset ka diskutuar mbi arritjet e dukshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

“Takim i shkëlqyer me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. Pata kënaqësinë të ndaj arritjet e dukshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Qytetarët tanë presin të konsolidojmë së bashku vlerat tona të përbashkëta dhe të përfitojnë nga mekanizmat e mbrojtjes së Këshillit të Evropës”, shkroi Gërvalla./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme