Google ADS

Gerti mohon spekulimet: Ish e dashura ime dëshiron të përfitojë nga fama e Xhulit!

12:47 | 22 Tetor 2024
E.K

Së fundmi në mediat vendore bëri bujë lajmi se ish konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura – Xhuli, ia vodhi” të dashurin e saj aktuak,një modeleje të quajtur Kadina Je.

E karshi këtyre polemikave të ngritura në publik, ka reaguar i dashuri i Xhulit, Gerti Beqiraj.

Me anë të një InstaStory, Beqiraj pos tjerash, e ka akuzuar modelen se “po tenton të përfitojë nga audienca e Xhulit” në mediat sociale.

Më tej Gerti postoi një ‘selfie’ bashkë me Xhulin, duke konfirmuar se romanca e tyre nuk ka pësuar lëkundje nga pretendimet e Kadinas që bënë bujë në rrjet.

Kujtojmë se Prive ishte e para që zbuloi romancën e re të Xhulit në rubrikën “E vërtetë e pa vërtetë”.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:

“Përshëndetje audienca e rrjeteve sociale, dhe gjithashtu ju gazetar të dashtun. Më vjen keq që personi nga e kaluara ime mundohet të përfitoj nga audienca e të dashurës time Julinana Nura. Me respekt i juaji Gerti Beqiraj”, shkroi ai pos tjerash.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme