Futbollisti i kombëtares shqiptare, Jasir Asani po shkëlqen me fanellën e Gwangjus.
Ai ka realizuar dy gola brenda tre minutave në ndeshjen e skuadrës së tij ndaj Johor, në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht anësori shqiptar realizoi në minutën e tretë për epërsinë fillestare, e pastaj tre minuta më vonë dyfishoi rezultatin.
Ndërkohë skuadra e tij aktualisht është duke fituar 2-1.
Shkupjani deri më tani ka gjashtë gola dhe një asistim në kuadër të Ligës së Kampionëve në Azi./Arbresh.info
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...