Google ADS

“Unë dhe Meta, çdo gjë e kemi arritur vetë”/ Kryemadhi: Do merrem politikisht me procesin ndaj meje

12:33 | 22 Tetor 2024
K.B

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi se ajo dhe Ilir Meta, çdo gjë e kanë arritur vetë në jetë.

Në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Kryemadhi u shpreh se me procesin ligjor të nisur nga SPAK, ajo do t’i përgjigjet politikisht.

“Mamaja ime paska blerë 310 mijë euro, por mamaja ime nuk ka ardhur në Tiranë në 2013, por në 1953. Mamaja ime ka qenë mjeke. Mamaja ime ka qenë në një zyrë me Valentina Leskajn. Mamaja ime ka qenë kryetare e gruas së Tiranës. Këta të gjithë janë milionerë me biznese, mamaja ime nuk blinte dot një shtëpi, bizneset janë të gjitha të dokumentuara, edhe me tatime të paguara. Nuk po merrem me gjërat e tjera politike, sepse ekipi i avokatëve e do merren seriozisht me këtë gjë, unë do merrem politikisht. Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i kanë arritur të gjitha vetë, nuk kanë shpirtin, trupin për të qenë në duart e një grupi xhelat kriminal”, theksoi Kryemadhi./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme