Google ADS

Brenda tetë muajve përfundon tuneli në Kurriz, Rama: Projekti kap vlerën e 1.3 milionë euro

12:10 | 22 Tetor 2024
E.H

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se projekti për zgjatjen e tunelit të Kurrizit në lagjen Dardania do të zgjasë tetë muaj dhe kap vlerën 1.3 milionë euro.

Rama derisa doli për inspektim në Kurriz, para mediave tha se kjo hapësirë do të transformohet, raporton Arbresh.info

“E kemi mbyllë rrugën që të punojmë në mënyrë të intensifikuar, tash edhe i vizitova punishten këtu ku edhe janë duke u kryer punë të mëdha. Është një zgjatësi e 280 metrave, një projekt me vlerë 1.3 milionë këtu në Kurriz. Një hapësirë që tash ka me u transformu, ka me qenë edhe funskionale për gjëra të tjera gjatë vikendit, pra përveç se ka me qenë një arterie për makina po ashtu është edhe për biçikleta”, tha Rama.

“Pra është një periudhë mujore tetë mujore plani dinamik. Përbrenda tetë muajsh do të përfundoj ky projekt. Dhe do ta kemi një rigjenerim, një ristrukturim të ikonës urbane të kryeqytetit”, shtoi tutje Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme