Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, pritet me nderime ushtarake

12:04 | 22 Tetor 2024
E.K

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka mbërritur për një vizitë zyrtare dyditore në Bosnje dhe Hercegovinë. Begaj u prit zyrtarisht në Sarajevë me nderime ushtarake nga kryetari dhe anëtarët e Presidencës së BiH Denis Beqiroviç, Zheljko Komshiç dhe Zheljka Cvijanoviç.

Kjo vizitë e kreut të shtetit zhvillohet në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe, forcimit të bashkëpunimit për çështjet rajonale dhe për proceset integruese.

Presidenti Begaj do të takohet edhe me Kryetarët e Dhomave të Popullit dhe të Përfaqësuesve në Asamblenë Parlamentare, si dhe me Kryeministren Borjana Krišto./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme