Neymar pas rikthimit: Fluturat në stomak para lojës janë gjithmonë të bukura

11:58 | 22 Tetor 2024
D.H

Futbollisti brazilian, Neymar Jr është rikthyer nga lëndimi të rëndë që e mbajti pas më shumë se një viti jashtë fushave.

Ai u inkuadrua në lojë si zëvendësues në minutën e 77-të, në ndeshjen që skuadra e tij Al-Hilal e fitoi ndaj Al-Ain, shkruan Arbresh.info.

Ndërkohë pas ndeshjes u shpreh i lumtur pas rikthimit, në një postim në rrjetin social Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Neymar Jr (@neymarjr)

“Ndihem mirë, ishte e vështirë. Jam vërtet i lumtur që u riktheva dhe që e shijova prapë këtë ndjenjë. Fluturat në stomak para lojës janë gjithmonë të bukura”, shkroi Neymar.

Neymar ka realizuar një gol e dy asistime në gjashtë ndeshjet e luajtura në fillimin e sezonit të kaluar me Al-Hilal./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme