Google ADS

Hovenier: Vizita e O’Brien për ta avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike

11:12 | 22 Tetor 2024
A Z

Ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka shkruar për vizitën e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, dje në Prishtinë, i cili u takua me krerët e shtetit.

Hovenier sot shkroi se kanë pasur biseda të rëndësishme me liderët kosovarë për partneritetin me SHBA-në, si dhe për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës.

“Faleminderit Ndihmës sekretarit O’Brien për vizitën e tij në Kosovë. Patëm biseda të rëndësishme me liderët e Qeverisë për partneritetin me ne për të rritur paqen dhe prosperitetin, për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në kushte të dinjitetshme dhe të sigurta dhe për ta avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike si një shtet modern dhe europian”, ka thënë Hovenier.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme