Google ADS

Gjenden dy granata dore në Malishevë, FSK-ja bën tërheqjen e tyre

09:06 | 22 Tetor 2024
E.K

Dy granata dore janë gjetur në një fushë na fshatin Lladroviq të Malishevës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë në vendin e ngjarjes njësitet përkatëse kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa ekipi për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë asgjësimin e granatave dorës në mënyrë të kontrolluar.

“Fsh. Lladroviq, Malishevë / 21.102024 – 18:10. Raportohet se në një fushë janë gjetur dy granata dore. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim të FSK-së kanë bërë asgjësimin e granatave dorës në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme