Google ADS

Rikthehet Champions League, kryendeshja në Madrid

08:28 | 22 Tetor 2024
D.H

Champions League rikthehet në aksion ditën e sotme me ndeshjet e xhiros së tretë në kuadër të fazës së ligës.

Vëmendja kryesore do të jetë tek ndeshja në Madrid, mes Realit dhe Dortmundit, finalja e sezonit të kaluar në Champions League, shkruan Arbresh.info.

Kjo sfidë është programuar do të luhet me fillim nga ora 21:00.

Ndërsa dita nis si zakonisht me dy ndeshjet që luhen në orarin 18:45.

Milan është nikoqir i Club Brugges dhe Monaco e pret në shtëpi Yllin e Kuq më dy sfidat hapëse të xhiros së tretë.

Kurse në mbrëmje përvec derbit në Madrid, Arsenal do të luaj në shtëpi ndaj Shakthar Donetskut.

Një tjetër skuadër angleze, Aston Villa do të luaj si vendase me Bolognan, teksa një tjetër sfidë interesante do të jetë ajo mes Juventusit dhe Stuttgartit.

Ndërkohë tri sfidat tjera janë mes Paris – PSV, Sturm Graz – Sporting dhe Girona – Slovan Bratislava.

Pas dy ndeshjeve të para shtatë nga 36 skuadrat këtë edicion kanë bilanc të qind për qind, bëhet fjalë për Dortmundin, Brest, Benfican, Liverpoolin, Leverkusenin, Aston Villan dhe Juventus./Arbresh.info

 

Të ngjashme