Leverkuseni është i bindur se Alonso do të nënshkruajë me njërën prej këtyre dy klubeve

23:38 | 21 Tetor 2024
D.H

Është thënë e stërthënë se Xabi Alonso një ditë do të kthehet në Real Madrid si trajner, pasi paraprakisht kishte qenë lojtar dhe trajner i akademisë.

Trajneri bask e ka treguar veten sezonin e kaluar me Bayer Leverkusenin, derisa tashmë shtrohet pyetja kur do të ndodhë.

Raportime nga Spanja bëjnë me dije se Xabi Alonso do të kthehet në Madrid për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin, mirëpo ky i fundit ka kontratë deri më 2026 me klubin spanjoll.

Edhe në Gjermani, e besojnë të njëjtën.

Alonso ka kontratë me Leverkusenin deri më 2026, por klubi beson se nuk do mund ta mbajnë, nëse ai shpreh dëshirën për t’u larguar.

Edhe City janë në panik, pasi Guardiola ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re, me spanjollin që mund të largohet në vitin 2025.

“Cityzens” e kanë një kandidat potencial për atë pozitë, që është Ruben Amorim i Sporting CP.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme