Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka deklaruar se ka pak vende në botë ku vlerësimi për SHBA-në është më i lartë sesa në Kosovë.
Me anë të një postimi në “X”, Torres është shprehur i nderuar që ka pasur nderin të pres në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se Kosova shquhet si storie amerikane suksesi e demokracisë në Ballkanin Perëndimor.
“Ka pak vende në tokë ku Amerika gëzon një vlerësim më të lartë të miratimit sesa në Kosovë, e cila shquhet si një histori suksesi amerikan i demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Dashuria e Kosovës për Amerikën është e thellë, ashtu si edhe miqësia e saj”, ka shkruar Torres./Arbresh.info/
I had the honor of hosting President Vjosa Osmani of Kosovo.
There are few places on earth where America enjoys a higher approval rating than in Kosovo, which stands out as an American success story of democracy in the Western Balkans. Kosovo’s love for America runs deep, as… pic.twitter.com/HvvNEZuppJ
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) October 21, 2024
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...