Google ADS

Sahin deklarohet para ndeshjes me Realin, flet edhe për fantazistin turk

20:56 | 21 Tetor 2024
D.H

Nuri Sahin, trajneri i Borussia Dortmund, klubi ku ai ka formuar karrierën e tij futbollistike, ka marrë drejtimin pas largimit të Edin Terzic pas humbjes në finalen e Champions League sezonin e kaluar.

Skuadra e tij aktualisht ndodhet në vendin e shtatë në Bundesligë dhe kryeson tabelën në edicionin e ri të Champions League, transmeton GazetaBlic Sport.

Ai ka folur para takimit të nesërm ndaj Real Madridit.

“Kjo do të thotë shumë për mua. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaj për Madridin. Djali im ka lindur në këtë qytet. Unë kam privilegjin të jem nesër në këtë stadium. Kjo do të thotë shumë për mua. Do të mbetet gjithmonë i veçantë. jo vetëm për futbollin, por edhe për familjen”, tha ai.

“Ne do të luajmë si një ekip, jo vetëm për të ndaluar ata dy lojtarë shembullorë [Vinicius dhe Mbappe], por kundër të gjithëve. Ne duhet të veprojmë si ekip. Të gjithë trajnerët kanë idetë e tyre. Ne duam të përballemi me Madridin, të luajmë futbollin tonë. Ne duhet të jemi guximtar, e kemi nisur mirë garën dhe duam të vazhdojmë mirë”.

“Mendimi im për Arda Guler është shumë i mirë, shpresoj që ai të fitojë shumë tituj me Madridin dhe me Turqinë. Lufta për minuta është për Ardën dhe për të gjithë në Madrid. Ai po bën mirë, ai shënon gola vendimtarë. Unë flas me Arda Guler çdo ditë, ai është si vëllai im i vogël, shpresoj që e ardhmja e tij të jetë shumë e mirë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme