Neymar rikthehet në fushën e blertë pas 370 ditësh

20:33 | 21 Tetor 2024
D.H

Futbollisti brazilian, Neymar është rikthyer në fushë pas 370 ditësh mungesë.

Ish-futbollisti pati një lëndim të rëndë që e mbajti jashtë fushave për këtë kohë të gjatë, shkruan Arbresh.info.

Neymar inkuadrua në lojë në fitoren e skuadrës së tij Al-Hilal me rezultat 5-4 ndaj Al-Ain në kuadër të Champions League të Azisë.

Braziliani hyri në lojë në minutën e 77-të.

Kujtojmë se Nerymar ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje me skuadrën e tij që nga transferimi i tij në verën e vitit 2023.

Ai shënoi një gol dhe dha dy asistime për skuadrën e Arabisë Saudite në ato ndeshje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme