Gjatë ditës së sotme ka përfunduar java e nëntë në Ligën e Parë të Kosovës, me kryendeshjen e kësaj xhiro në grupin A, mes Drenicës dhe Trepçës.
Drenicakët kanë fituar këtë sfidë me rezultat 3-2, shkruan Arbresh.info.
Teksa këtë fundjavë ka pasur edhe disa sfida mjaftë interesante në këtë grup, me Trepçën 89’ që triumfoi ndaj Vëllaznimit, minimalisht 0-1.
Rilindja 1974 me po të njëjtin rezultat mposhti Lirinë e Prizrenit kurse Besa Peja shënoi fitore 2-1 ndaj Mitrovicës.
E vetmja sfidë që përfundoi pa fitues në këtë grup ishte ajo mes Istogut dhe Rahovecit që përfundoi 1-1.
Pas nëntë ndeshjeve në këtë grup, Drenica kthehet në pozitën e parë me 21 pikë dy më shumë se Vëllaznimi që është i dyti dhe katër më shumë se Trepça që ndodhet në vendin e tretë.
Vendin e katërt dhe të pestë e ndajnë Trepça 89’ dhe Besa Peja me nga 15 pikë, kurse Rilindja 1974 është e gjashta me 12 sosh, një më pak ka Liria e cila gjendet një pozitë më poshtë.
Istogu zë pozitën e tetë me nëntë pikë, një vend më poshtë është Rahoveci me pesë sosh dhe Mitrovica është e fundit me një pikë më pak.
Xhiron e ardhshme takohen Istogu – Trepça 89, Vëllaznimi – Mitrovica, Besa Peja – Drenica, Trepça – Liria dhe Rilindja 1974 – Rahoveci.
Ndërkohë në grupin B ka vazhduar dominimi nga Prishtina e Re, që ka marrë fitore në derbi ndaj Dinamos së Ferizajt me rezultat 0-2.
Vushtrria ka dështuar të marrë tre pikët përkundër dominimit në Obiliq përballë KEK-ut duke luajtur baras 1-1.
Fitore në udhëtim kanë shënuar edhe Fushë Kosova që ka mposhtur Flamurtarin 1-2, derisa me të njëjtin rezultat ka triumfuar edhe Vjosa në udhëtim te Kika.
E derbi i kryeqytetit mes 2 Korrikut dhe Ramiz Sadikut i takoi mysafirëve me rezultat të thellë 0-3.
Pas nëntë xhirosh prinë, Prishtina e Re me 24 pikë, Dinamo dhe Vushtria ndajnë vendin dy dhe tre me nga 17 sosh.
Në vendin e katërt dhe të pestë ndodhen KEK-u, respektivisht Vjosa me nga 15 pikë, me një pikë më pak është Ramiz Sadiku në vendin e gjashtë.
2 Korriku dhe Fushë Kosova kanë nga tetë pikë dhe ndodhen në pozitat shtatë dhe tetë, e nënta është Kika me gjashtë sosh kurse tabelën e mbyll Flamurtari me tri pikë të vetme.
Xhiron e ardhshme përballen Flamurtari – Vjosa, 2 Korriku – Prishtina e Re, Vushtrria – Ramiz Sadiku, Kika – KEK-u dhe Dinamo – Fushë Kosova./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...