Vdes një 33 vjeçar dhe lëndohen dy të tjerë në një aksident në Kamenicë

10:54 | 21 Tetor 2024
L G

Një 33 vjeçar ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kamenicës.

Për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:40 të mëngjesit të sotëm.

Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth orës 06:40 është  raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicë afër pompës së karburanteve ” Hib Petrollit”. Njësia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente jemi njoftuar  se rreth orës  07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndërruar jetë”, tha Hashani.

Ai po ashtu, bëri të ditur se drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer janë të lënduar, por sipas  mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

“Prokuroi i Shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Hashani.

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te ky aksident i rëndë.

Sipas Hashanit, deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe mos respektimit të shenjave të trafikut.

“Nga hetimet e para dyshohet se deri te ky aksident i rëndë të ketë ardh për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe mos respektimit të shenjave të trafikut, ku drejtuesi i veturës e humbë kontrollin mbi mjetin duke godit fillimisht anësoret e rrugës dhe më pas përplaset direkt me kamionetën që i vinte për ballë.”, tha Hashani./Arbresh.info/

Të ngjashme