Raportohet se ka vdekur Fetullah Gylen

09:42 | 21 Tetor 2024
A Z

Fetullah Gylen, kleriku dhe kundërshtari i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Nipi i tij, Ebuseleme Gylen, ka njoftuar për vdekjen e Fethullah Gylenit. Në deklaratën e tij në platformën ‘X’, Ebuseleme Gylen ka shkruar se ‘Fetullah Gylen shkoi në horizontin e shpirtit të tij. Zoti e mëshiroftë!’.

Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon se ishte pas grusht shtetit të dështuar më 2016, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters, duke cituar mediat turke dhe një uebsajt të lidhur me Gulenin.

Gylen i cili ndërtoi një lëvizje të fuqishme në Turqi dhe më gjerë i mohoi akuzat për grusht shtet.

Ankaraja e konsideron Gulen si lider të organizatës terroriste “FETO”. Mediat turke raportojnë se ai ndërroi jetë pasi u shtrua në një spital në Pensilvani./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme