Google ADS

Policia e Ferizajt shqiptoi mbi 1300 gjoba brenda një javë, konfiskoi shtatë patentë shofer

09:08 | 21 Tetor 2024
E.H

Policia Rajonale e Ferizajt në kuadër të aktiviteve për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion, javën që shkoi ka shqiptuar 1 mijë e 374 gjoba kundërvajtëse si dhe ka hequr shtatë patentë shofer.

Ndërsa, nga 14 deri me 20 tetor 2024, janë raportuar 31 aksidente në rajonin e Ferizajt, përcjell Arbresh.info

Prej tyre 17 aksidente janë me të lënduar, 20 persona të lënduar dhe 14 aksidente me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme