Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin se kanë kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshe, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, janë konfiskuar mallra të ndryshme dhe katër vetura, shkruan Arbresh.info.
Të dyshuari janë dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 20.10.2024-12:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se kishin kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin janë konfiskuar mallra të ndryshme dhe katër vetura. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...