Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se ka pasur një takim të pa paralajmëruar me Drejtoreshën e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme Angelina Eichhorst dhe Ndihmës-Sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Me anë të një postimi në Facebook, Vuçiqi e vlerësoi takimin si të shkëlqyer, shkruan Arbresh.info.
Ai shkroi se takimi pati në fokus kushtet politike në rajon, situatën aktuale në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha të shumta.
Presidenti serb rithekson se temë e diskutimit ishte Kosova dhe sa i përket dialogut të vazhdojë me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.
“Kemi shkëmbyer mendime edhe për rolin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Me bashkëbiseduesit u njoha në detaje për situatën në Kosovë dhe shpreha shqetësimin e thellë për sfidat me të cilat populli serb përballet çdo ditë. Theksova nevojën për një angazhim më të madh të SHBA-së në këtë çështje, pasi që një mbështetje më e fortë dhe pjesëmarrje më aktive e Shteteve të Bashkuara mund të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, tha ai.
Tutje, Vuçiq theksoi se ka përsëritur “përkushtimin e Serbisë për integrimin në BE dhe reformat që janë të nevojshme për të përmirësuar bashkëpunimin me BE, por theksova gjithashtu se i gjithë rajoni ka nevojë për një të ardhme të qëndrueshme dhe të parashikueshme, me mesazhe të qarta nga Bashkimi për zgjerim”.
“Gjithashtu theksova progresin enorm të Serbisë në të gjitha sferat e ekonomisë, i cili me vlerësimin e investimeve u konfirmua edhe në qarqet më të larta ndërkombëtare. Unë shpreha gatishmërinë time për të kërkuar zgjidhje të qëndrueshme së bashku dhe stabilitetin dhe prosperitetin e qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor, si dhe shpresën se dinamika e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal do të vazhdojë me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së”, shprehet ai./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...