Proton Cable Prizreni ka arritur fitoren e radhës në elitë, duke mposhtur Boran me rezultat 85-80 në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Edhe pse Bora fitoi pjesën e parë me rezultat 36-40, nuk arriti të mbaj deri në fund këtë epërsi, shkruan Arbresh.info.
Prizrenasit ishin më mirë në dy periudhat e radhës dhe arritën fitoren e radhës.
Johnson ishte më i dalluari në këtë sfidë me 21 pikë e 14 asistime.
Kurse lojë të mirë bënë edhe Edmond Kryeziu me 16 sosh dhe Ëalker shtoi edhe 15 tjera.
Ndërkohë në anën tjetër, Jalen Graham realizoi 21 pikë dhe 12 kërcime dhe Lomax edhe 18 tjera, por të pamjaftueshme për të shmangur humbje.
Pas gjashtë ndeshjeve, Prizreni ka dy fitore e katër humbje, kurse Bora pësoi disfatën e pestë krahas një fitore./Arbresh.info
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...
Lela: Gresa protagoniste, u përplas me të gjithë banorët (VI...
Hamza për Thaçin dhe Veselin: Mungesa e tyre ka qenë një god...
Lewandowski e kujton kohën kur gati i ishte bashkuar Manches...
Policia braziliane akuzon ish-presidentin Bolsonaro për tent...