Kryeministri polak Donald Tusk ka deklaruar se nuk është arritur asnjë konsensus midis liderëve të BE-së se si të vlerësohet Plani i Fitores së Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i paraqitur në Bruksel.
Sipas Tusk, plani do të rivlerësohet pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Pasi kishte zbuluar tashmë planin e tij për publikun, Zelensky e mbrojti atë mes liderëve të BE javën e kaluar.
Plani përshkruan pesë pika kryesore: sigurimin e një ftese për në NATO, forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës, zbatimin e një strategjie për të penguar agresionin rus, rritjen e potencialit ekonomik dhe strategjik të Ukrainës dhe aplikimin e përvojës së Ukrainës gjatë kohës së luftës në mbrojtjen evropiane. Disa aspekte konfidenciale të planit janë ndarë vetëm me aleatët e zgjedhur perëndimorë.
Tusk vuri në dukje se nuk është befasuese që liderët e BE-së kanë pikëpamje të ndryshme mbi planin, veçanërisht në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në NATO, që është pika e parë e propozimit.
Ai kujtoi se diskutimi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO u ngrit për herë të parë gjatë presidencës së Lech Kaczyński, kur Polonia mbështeti “hapjen e perspektivës së anëtarësimit për Ukrainën”.
“Asgjë nuk ka ndryshuar këtu: ne mbetemi në solidaritet me Ukrainën”, theksoi Tusk.
Ai shtoi se është e vështirë të gjykohet se sa realist është plani i Zelenskyy për momentin, pasi rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA do të ndikojë ndjeshëm në fizibilitetin e tij.
“Për momentin, ne jemi duke pritur rezultatet e zgjedhjeve në SHBA dhe askush nuk e fsheh këtë”, tha Tusk, duke shtuar se strategjitë e Zelenskyt “ka gjasa të rivlerësohen pas zgjedhjeve në SHBA”.
Më herët, Zelensky dhe Donald Tusk nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë midis Ukrainës dhe Polonisë./rtsh.al/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...