Liverpooli ka arritur të marr fitore të rëndësishme në derbi ndaj Chelseas me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së tetë në Premier League.
“The Reds” e nisën ndeshjen shumë mirë duke realizuar me Mohamed Salah i cili realizoi në minutën e 29-të, me anë të Salah nga penalltia.
Një tjetër penallti iu dha Liverpoolit në pjesën e parë, mirëpo u anulua pas rishikimit me VAR.
Ndërkohë tre minuta pas nisjes së pjesë së dytë, Chelseas barazoi rezultatin me golin e Jacksonit.
Mirëpo nuk zgjati shume dhe tre minuta më vonë ishte Curtis Jones i cili realizoi pas një asistimi të Mohamed Salah, për të rikthyer epërsinë në 2-1.
Deri në fund pati raste nga të dyja skuadrat mirëpo as njëra e as tjetra nuk arritën të realizonin dot.
Kështu, të drejtuarit e Arne Slot arkëtojnë tre pikët e radhës ku tashmë kanë 21 sosh dhe ndodhen në krye të tabelës.
Kurse, Chelsea është i teti me 14 pikë pas tetë ndeshjeve.
Xhiron e radhës, Liverpooli luan një tjetër derbi kësaj radhe ndaj Arsenalit, teksa Chelsea do të përballet me Newcastlen./Arbresh.info
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...