Gjatë ditës së sotme kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të javës së nëntë në elitën e futbollit kosovar.
Ballkani triumfoi në derbin lokal me Suharekën, ku skuadra e drejtuar nga Artim Pollozhani fitoi me rezultat minimal 1-0.
Me po të njëjtin rezultat, Dukagjini i Ismet Munishit mposhti Llapin e Tahir Batatinës.
Në ndeshjet tjera, të luajtur dje, Feronikeli 74’ ndali me barazim 0-0 Dritën, e cila bën një hap prapa për të marr lidershipin e Superligës.
Kurse, Prishtina ka mposhtur Malishevën në udhëtim me rezultat 1-3.
Sfida e hapëse e kësaj xhiro ishte ditën e premte mes Gjilanit dhe Ferizajt, ku mysafirët i befasuan “Skifterat” duke i mposhtur 1-2.
Pas nëntë xhirosh të luajtura në krye të tabelës është rikthyer Ballkani i cili ka 17 pikë, aq sa ka edhe Malisheva e dyta, mirëpo suharekasit kanë gol dallim më të mirë.
E treta është Prishtina me një pikë më pak, kurse pozitën e katërt e ka Drita që ka 14 pikë aq sa ka edhe Llapi që është i pesti, mirëpo gjilanasit kanë dy ndeshje më pak të luajtura.
Pas një starti të mirë, Suhareka ka ngecur në tabelë dhe aktualisht është e gjashta me 13 pikë, i shtati është Ferizaj me 10 sosh.
Gjilani e Dukagjini ndajnë pozitat tetë dhe nëntë me nga nëntë pikë, mirëpo “Skifterat” kanë golavarazh më të mirë dhe i fundi është Nikli është me dy pikë të vetme.
Në xhiron e dhjetë, Ballkani luan në udhëtim tek Dukagjini, Malisheva e pret në shtëpi Dritën, Pristhina udhëton tek Suhareka, Gjilani luan sfidën derbi ndaj Llapit dhe Feronikeli 74’ është nikoqir i Ferizajt./Arbresh.info
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane