Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në Llukar të Prishtinës, raporton Arbresh.info.
Sipas policisë, tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë ndërsa është intervistuar edhe një person në lidhje me këtë rast, të cilit i është konfiskuar pistoleta me 25 fishek, shkruan Arbresh.info.
I arrestuar është dërguar në mbajtje.
“Llukar, Prishtinë / 19.10.2024 – 21:50. Është arrestuar i dyshuari m/k (mashkull kosovar) për shkak se i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë. Tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Po ashtu në cilësi të dyshuarit është intervistuar edhe një i dyshuar tjetër m/k tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 25 fishekë. I arrestuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë