Google ADS

“Mati 1” e “Bregu i Diellit” pa ujë shkaku i problemeve teknike

20:15 | 19 Tetor 2024
R J

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se Lagjja Mati 1 dhe Bregu i Diellit kanë ndërprerje me ujë.

Sipas KRU “Prishtina”, këto ndërprerje të ujit kanë ardhur pas identifikimit të disa probleme teknike në rrjet.

“Për shkak të identifikimit të disa problemeve teknike në rrjetin e ujësjellësit, ka ndërprerje të ujit në lagjen Mati 1 dhe lagjen Bregu i Diellit”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” nuk ka bërë të ditur se kur pritet që këto probleme të rregullohen dhe të ketë furnizim me ujë.

Të ngjashme