Një ditë para Maratonës, Veliaj: Tirana të jetë një kartolinë e një Shqipërie evropiane

14:02 | 19 Tetor 2024
K.B

Të dielën në Shqipëri do të mbahet Maratona e Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë pamjet nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare që vrapuan në garën “Fun Run” në bulevardin kryesor të qytetit.

Veliaj tha se dëshiron që nesër Tirana të jetë një kartolinë e një Shqipërie evropiane

“Një ditë para Maratonës së Tiranës, nxënësit e shkollave 9-vjeçare po vrapojnë në garën “Fun Run” në bulevardin kryesor të qytetit.
Forca çuna dhe goca! Duam shumë që nesër, Tirana të jetë një kartolinë e një Shqipërie evropiane, e një Shqipërie të pastër, me njerëz të sjellshëm dhe mikpritës për turistët”, shkroi Veliaj në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme