Google ADS

Hapet ‘Tenda e errët’ në kuadër të javës së ndërgjegjësimit mbi verbërinë

13:37 | 19 Tetor 2024
E.K

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, është hapur “Tenda e Errët”, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë.

Me syze të errëta e me shkopin e bardhë në dorë, qytetarët kanë mundësi të përjetojnë çaste të personave të verbër. Disa nga ta që zhvilluan këtë aktivitet më pas kanë shkruar edhe për përjetimet e tyre gjatë minutave në errësirë. Organizatore e kësaj tende është organizata joqeveritare “You can do”. Kristian Gashi nga kjo organizatë tha se ky aktivitet ka për qëllim ndërgjegjësimin mbi verbërinë dhe përdorimin e shkopit të bardhë.

“Qëllimi i organizimi i ‘Tendës së Errët’ ka të bëjë me sensibilizimin e njerëzve për ta përjetuar ndjenjën si është me qenë i verbër dhe është në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. Tenda do të qëndrojë edhe dy ditë tjera deri të hënën”, tha Kristian Gashi./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme