Një nga dhomat e shtëpisë së pensionistit, Xhemil Ismani nga Ferizaj, është e mbushur plotë me piktura e portrete të djegura mbi dru.
Brenda katër mureve të burgut të Zenicës në Bosnje e Hercegovinë, ish- i burgosuri politik, tashmë 65 vjecari, Xhemil Ismani, zbuloi talentin e tij për pikturën.
Talentin dhe pasionin e tij për pirografinë, një art që përfshin djegien e drurit për të krijuar vepra të veçanta, ai e vazhdoi edhe pas përfundimit të dënimit dhe daljes nga burgu.
“Me artin e Pirografisë kam filluar me u marrë fatkeqësisht brenda katër mureve në burgun e Zenicës në Bosnje e Hercegovinë. Aftësitë për Pirografi ose për art si nxënës i shkollës fillore arti familjarisht na ka ecur, mirëpo me Pirografi hapat e parë ose vijat e para i kam marrë në burg, pasi që aty kam qëndruar katër vite e një muaj, për me e “mbyt” kohën shkurt përveç punës tetë orësh që e kemi pas unë më dy shokë të tjerë kemi fillu me u merr me Pirografi, më erdhi më interesante disi por edhe puna më e rëndë ishte dhe më tërheqëse”, shprehet Ismani për Arbresh.info.
Edhe pse pirografia, sipas tij, nuk i sjell pasuri materiale, ai e sheh atë si një pasuri shpirtërore.
“Vetë fjala piro është zjarr, grafi shkronja, përmes djegies me kriju art. Nuk e di të panumërta gati, shumë kam punuar Ferizajn, Nënë Terezën, Skënderbeun, këto të tria kanë qenë, por duke mos i larguar hiq edhe portretet e ndryshme që kanë porositur njerëzit. Përfitimi më i madh ka qenë përfitimi shpirtëror i imi”, pohon Ismani.
Veprat që ai i punon, më së shumti janë portretet e Nënë Terezës, Skënderbeut dhe qytetit të Ferizajt.
“Motivi Ferizaj i fotografuar prej meje, por edhe Nënë Tereza dhe Skënderbeu këtë çka i kam punuar i kam punuar me shpirt. Varet nga formati çfarë madhësie ka sa i përkushtohesh, nëse i përkushtohesh më tepër del diçka më mirë. Mundohem me pas plotë punime me motive të ndryshme. Me këtë punë nuk ka pasuri, por ka pasuri shpirtërore me këtë punë jam duke e kaluar pensionimin e kam gjetur veten gati çdo dit një orë ose dy i kaloj këtu”, përfundon Ismani.
Historia e Xhemil Ismanit është një dëshmi se si arti mund të shndërrojë vështirësitë në mundësi, si dhe t’i japë një kuptim të ri jetës, pavarësisht sfidave./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...
Lela: Gresa protagoniste, u përplas me të gjithë banorët (VI...
Hamza për Thaçin dhe Veselin: Mungesa e tyre ka qenë një god...
Lewandowski e kujton kohën kur gati i ishte bashkuar Manches...
Policia braziliane akuzon ish-presidentin Bolsonaro për tent...