Hasani takon Ardita Sinanin, rikonfirkon mbështetjen e qeverisë për Luginën e Preshevës

12:05 | 19 Tetor 2024
K.B

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani është takuar me kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinanin.

Hasani tha se kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të dala nga zgjedhjet lokale, shkruan Arbresh.info.

Ai tha se gjatë takimit ka rikonfirmuar angazhimin e veçantë të Qeverisë ndaj zhvillimeve në Luginën e Preshevës.

Postimi i plotë:

Me Ardita Sinanin, kryetaren e Komunës së Preshevës.

Kënaqësi të ndanim me të diskutime frytdhënëse mbi forcimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të dala nga zgjedhjet lokale, me faktorët politikë, socialë dhe ekonomikë në Luginën e Preshevës, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve.

Rikonfirmova vëmendjen dhe angazhimin e veçantë të Qeverisë ndaj zhvillimeve në Luginën e Preshevës dhe problematikave me të cilat përballen shqiptarët atje.

Jo vetëm mbështetje politike por edhe nisma konkrete, përmes projektesh zhvillimore, në fushën e ekonomisë, të arsimit, kulturës dhe punësimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme