Rumania i dërgoi katër avionë luftarakë për patrullim mëngjesin e 19 tetorit, pasi një objekt i paidentifikuar e shkeli hapësirën e saj ajrore në juglindje të vendit, afër Detit të Zi, tha Ministria rumune e Mbrojtjes.
Sipas Ministrisë, radarët e vërejtën një objekt të vogël duke fluturuar – me gjasë një dron – drejt Tulkeas, para se ta humbnin sinjalin rreth orës 2:30 të mëngjesit të shtunën.
Ky është droni i dytë që e shkel hapësirën ajrore kombëtare të Rumanisë, sipas saj.
Ushtria i ngriti dy avionë luftarakë F-16 dhe dy avionë spanjollë F-18 për ta vëzhguar objektin, tha Ministria, duke shtuar se pilotët nuk e panë dronin.
Incidenti i kaluar u raportua më 17 tetor, kur një objekt i vogël fluturues u vërejt nga radarët e ushtrisë mbi kontin Konstanta në juglindje.
Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu, tha më 18 tetor se vendi i tij po e analizon mundësinë e një “sfide kibernetike, sepse pilotët nuk kishin kontakt vizual me dronin”.
Në të kaluarën, dronët rusë janë futur në hapësirën ajrore të Rumanisë gjatë sulmeve ruse kundër caqeve ukrainase përgjatë Detit të Zi dhe Lumit Danub.
Rumania, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndan një kufi 650 kilometra të gjatë me Ukrainën./rel
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...