Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet në Stamboll dhe pritet të takohet me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në orën 13:30. Pas takimit të dy liderëve, në pallatet e Dolmabahçes, në orën 15:30 do të vijojnë deklaratat e tyre të përbashkëta dhe një konferencë për shtyp.
Në axhendën e bisedimeve janë armatimet, emigracioni , Lindja e Mesme dhe lufta në Ukrainë. Ndër çështjet që pala turke i jep peshën kryesore është çështja e blerjes së avionëve luftarakë të gjeneratës së 5-të Eurofighter.
Anëtarët e mbetur të konsorciumit Eurofighter, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Spanja miratojnë shitjen e avionëve luftarakë Eurofighter Typhoon në Turqi, por kjo shitje ka “ngecur” në refuzimin e Gjermanisë.
Turqia është e interesuar të blejë të paktën 20 Eurofighter në fazën e parë, me vlerë 5.6 miliardë dollarë, por në total planifikon të blejë 40 luftëtarë evropianë të gjeneratës së 5-të./abcnews.al/
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka