Google ADS

Izraeli do ta ketë të pamundur ta eliminojë, kush mund të jetë lideri i ri i Hamasit?

09:42 | 19 Tetor 2024
K.B

Hamasi ka mbetur pa “trurin” e vetë që nga momenti kur lideri i organizatës, Yahya Sinwar u vra në Rafah, por ka të ngjarë që kjo situatë të mos zgjasë shumë.

Duke qenë se nuk është vetëm personi që ka rëndësi për udhëheqjen e organizatës, por edhe mënyra se si është riorganizuar loja në vendet e Lindjes së Mesme dhe veçanërisht në Iran, mund të emërohet Khalil al-Haya në krye të Hamasit si pasardhës i Sinwar, shkruan A2.

Al-Haya është i vendosur në Katar, natyrisht shumë larg zjarrit të Rripit të Gazës. I mbrojtur nga Ismail Haniyeh, ish-lideri i vrarë në Teheran në muajin korrik, Khalil al-Haya po udhëheq negociatat indirekte me Izraelin për një armëpushim në Gaza për lirimin e pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi.

Analistët theksojnë gjithashtu se “udhëheqësi i ardhshëm pothuajse me siguri do të vijë nga udhëheqja e lëvizjes në Doha” të Katarit dhe nuk do të devijojë nga kursi politik dhe ideologjik që Sinwar kishte hartuar.

Një tregues i hershëm se ai po emërohet si lideri i ri ishin komentet televizive që al-Haya bëri të premten, ku u zotua se do të përdorë vrasjen e Sinwar si motivim për të vazhduar luftën, duke thënë se pengjet “nuk do të kthehen nëse sulmi në Gaza nuk ndalet” dhe se “Izraeli duhet të tërhiqet nga Gaza dhe të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite duhet të çlirohen”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme