Të paktën 33 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite që kishin në shënjestër disa shtëpi në një shesh në Xhabalia, kampi më i madh i refugjatëve në Rripin e Gazës, thanë ekipet mjekësore në këtë zonë.
Banorë të këtij kampi thanë se tanket hodhën në erë rrugë dhe shtëpi ndërsa vazhdojnë të avancojnë më tej në territorin palestinez.
Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA tha se të paktën 20 gra dhe fëmijë ishin në mesin e të vrarëve. Mjekët thanë se të paktën 85 persona të tjerë u plagosën. Autoritetet izraelite ende nuk kanë bërë komente për sulmin.
Para sulmeve të reja, autoritetet shëndetësore në Rripin e Gazës thanë se të paktën 39 palestinezë, 20 prej tyre në Xhabalia, ishin vrarë nga sulmet ushtarake izraelite në të gjithë Gazën./abcnews.al
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez