Presidenti amerikan, Joe Biden tha se është e mundur që të punohet drejt një armëpushimi në Liban, por paralajmëroi se do të jetë më e vështirë në Gaza pavarësisht vrasjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.
“Ne mendojmë se ka një mundësi për të punuar drejt një armëpushimi në Liban. Dhe do të jetë më e vështirë në Gaza,” u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë gjatë një vizite në Berlin.
Një ditë më parë, Biden deklaroi se vrasja e Sinwar në Gaza ishte një ditë e mirë për Izraelin, SHBA dhe botën. Ai i tha kryeministrit Benjamin Netanyahu se duhet të shfrytëzojë “mundësinë për të kërkuar një rrugë drejt paqes, një të ardhme më të mirë në Gaza pa Hamasin”.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Sinwar ishte pengesa kryesore që parandalonte negociatat për një armëpushim në Gaza, por shtoi se ishte shumë herët për të thënë nëse vrasja e tij mund të ‘ringjallte’ bisedimet./abcnews.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...