Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me ftesë të Universitetit të Chicagos, në Forumin Global Pearson 2024, ka folur për historinë e Kosovës – nga lufta në shtetndërtim.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Me ftesë të Universitetit të Chicagos, në Forumin Global Pearson 2024, pata rastin të ndaj historinë e Kosovës – nga lufta në shtetndërtim. Para shumë studiusve dhe vendimmarrësve të nivelit të lartë botëror dhe ekspertëve, paraqita vizionin tonë për një të ardhme të qëndrueshme”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se rrugëtimi i Kosovës nuk ishte aspak i lehtë por ishte dhe vazhdon të jetë i qëndrueshëm.
“Fola për rëndësinë e diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Theksova rrugën e Kosovës drejt lirisë e shtetndërtimit dhe rëndësinë që ka përqafimi i vlerave perëndimore në arritjen e aspiratave tona për integrim euro-atlantik. Liria erdhi si rezultat i një procesi të gjatë. Në vitet ’90, nisi rezistencën paqësore. Në vitet 1997-1999 filluam luftën çlirimtare dhe më pas, më 24 mars 1999, filluan sulmet ajrore të NATO-s, udhëhequr nga ShBA, të cilat çuan në liri dhe pavarësi. Ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë por ishte dhe vazhdon të jetë i qëndrueshëm. Kosova, është tregim i sukseshëm, suksesin e bënë edhe më madh mbështetja dhe partneriteti që vjen nga bota demokratike e udhëhequr nga Amerika”, është shprehur Haradinaj.
Sipas Haradinajt, Kosova pret me padurim të ecë më shpejt drejt integrimit në NATO.
“Kosova pret me padurim të ecë më shpejt drejt integrimit në NATO. Është e rëndësishme që shtetet të jenë përgjegjëse dhe të veprojnë me llogaridhënie”, ka përfunduar Haradinaj./Arbresh.info
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...