Kryeministri britanik: Vaksina kundër obezitetit ndihmon ekonominë tonë dhe sistemin shëndetësor

15:16 | 18 Tetor 2024
K.B

Masat e reja për dobësim mund të ndihmojnë në nxitjen e ekonomisë në Britaninë e Madhe duke i kthyer njerëzit në punë, deklaroi kryeministri britanik, Keir Starmer.

Starmer theksoi se ”vaksinat kundër obezitetit mund të ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e presionit mbi Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS)”.

Kjo masë vjen pasi sekretari i Shëndetësisë, Wes Streeting sugjeroi që ”vaksinat për dobësim mund t’u jepen njerëzve të papunë për t’i ndihmuar ata të kthehen në punë”.

“Mendoj se këto barna mund të jenë shumë të rëndësishme për ekonominë tonë dhe për shëndetin. Ky ilaç do të jetë shumë i dobishëm për njerëzit që duan të humbin peshë, kanë nevojë për të humbur peshë, shumë i rëndësishëm për ekonominë në mënyrë që njerëzit të kthehen në punë”, shtoi ai.

”Shumë e rëndësishme për NHS sepse, siç e kam thënë herë pas here, po, ne kemi nevojë për më shumë para për NHS-në tonë dhe duhet të mendojmë ndryshe. Ne duhet të reduktojmë presionin mbi NHS. Kështu që kjo do të ndihmojë në të gjitha ato fusha”, theksoi ai.

”Obeziteti i kushton NHS-së 11 miliardë paund në vit, më shumë se pirja e duhanit. Dhe kjo po frenon ekonominë tonë”, theksoi ai./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme