Pritjes i erdhi fundi, sonte starton sezoni i tretë i Big Brother Vip Kosova

13:31 | 18 Tetor 2024
K.B

Sonte zyrtarisht nis sezoni i tretë i Big Brother Vip Kosova.

Nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jondia Vokshit, ky format për 100 ditë do të mbaj njerëzit të mbërthyer para ekranit të televizorit.

Ulëset e opinionistëve kësaj herë kanë zënë Olta Gixhari dhe Milaim Zeka.

Në media qarkullon një listë me disa prej emrave që thuhet se do të jenë banorë gjatë këtij sezoni, por akoma nuk dihet se a janë të vërteta aludimet.

Si çdoherë tjetër, edhe kësaj here gjithmonë duke u bazuar në atë se çfarë postojnë drejtuesit e programit, edhe ky sezon premton shumë.

Kujtojmë se sezonin e kaluar fitues ishte Lumbardh Salhihu, ndërsa të parin e fitoi këngëtari nga Shqipëria, Stresi.

Mbetët për tu parë se cilat do të jenë risitë në këtë sezon të ri, sonte nga ora 21:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme