Shkodra është shndërruar në një destinacion mjaft të preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj.
Kryeministri i Shqiperisë, Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fotografi nga qyteti veriperëndimor, i mbushur plot me turistë edhe në këto ditë tetori.
Zona e Shkodrës është ndër më të vizituarat nga turistët e huaj për trashëgiminë, por edhe për peizazhet e mrekullueshme natyrore.
Sipas statistikave zyrtare, gjatë periudhës janar-gusht 2024 regjistrohet një rritje prej 32% e numrit të turistëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, krahasuar me vitin 2022 ka një rritje me rreth 70% të numrit të turistëve.
Qyteti i Shkodrës por edhe fshatrat rreth e qark kanë njohur investime të rëndësishme si në funksion të cilësisë së jetës së banorëve, por edhe me synimin e tërheqjes së vizitorëve të huaj ndërsa vendi përjeton bum turistik.
Zonat më të vizituara në Shkodër mbeten Velipoja, Thethi, zona e liqenit të Shkodrës, pedonalja, kalaja e Rozafës./atsh
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...