Google ADS

Gjendet turistja bullgare e cila kishte humbur në shtegun e Via Ferrata-s në Deçan

12:51 | 18 Tetor 2024
E.K

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës njoftoi se është gjetur turistja bullgare që kishte humbur në shtegun e Via Ferrata-s në Deçan.

Në njoftimin e tyre, SKShMK tha se kishin pranuar një thirrje emergjente nga një shtetase bullgare që ndodhej në atë shteg.

Po ashtu, njoftohet se pas gjetjes, turistes iu dha ndihma e parë dhe më pas u evakuua deri në pikënisjen e shtegut të Via Ferratës.

“Apelojmë të gjithë bjeshkatarët dhe vizitorët e maleve në RKS dhe rajon që të kenë kujdes në planifikimin e aktiviteteve të tyre dhe të posedojnë pajisje adekuate. Gjithashtu apelojmë tek frekuentuesit e shtigjeve të Via Ferrates në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, që këto aktivitete ti zhvillojnë në prani të udhëheqësve malorë, të çertifikuar për këto aktivitete”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme