Google ADS

Vendosen postera provokues për Policinë e Kosovës dhe Vetëvendosjen në veri të Mitrovicës

12:20 | 18 Tetor 2024
E.K

Në pjesën veriore të Mitrovicës, afër urës së Ibrit, janë shfaqur grafite të reja.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar shefi i operativës rajonale për Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza.

“Një grup i grave i ka vendosur këta postera, janë vendosur në disa vende në Mitrovicë të Veriut, si një lloj aksioni ose proteste e tyre”, tha Fejza.

Këto grafite ilustrojnë Policinë e Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje kinse duke monitoruar fëmijët dhe produktet serbe.

Në fotografitë e publikuara të posterave, shfaqet një pjestar i Policisë së Kosovës, një pastruese me logon e Vetëvendosjes që po fsheh ‘Plazma’, dhe një huligan që mban një ‘Plazma’ në dorë.

 

Këto postera u vendosën disa ditë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndryshuar rregullat e hyrjes së mallrave serbe në vend. Qeveria vendosi që në pikën kufitare të Merdarës të lejohet hyrja e mallrave serbe, por me kontrolle të rrepta përmes skanerëve.

Megjithatë, ndryshe nga Merdara, në pikat e tjera kufitare hyrja e mallrave serbe vazhdon të jetë e ndaluar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme