Në garat evropiane të mbajtura në Braga të Portugalisë, ku përfshihen institucionet policore, të zjarrfikësve, doganave dhe të korrektuesve, po merr pjesë edhe zyrtari i Policisë së Kosovës Anton Cena, i cili ka garuar në disiplinën e xhudos dhe notit.
Siç thuhet në njoftimin për media nga policia, meqë në garën për veteranë mbi 60 vjet në xhudo nuk ka pasur kundër garues, i njëjti ka garuar me seniorë në moshë shumë më të re, në këtë rast kundër një garuesi spanjoll, ku të dy luftërat kundër tij i ka fituar me IPPON dhe është stolisur me medaljen e artë, duke e ranguar Policinë e Kosovës edhe një herë të parën në Evropë.
Përveç kësaj, në ditën e tretë të garave, zyrtari Cena ka garuar edhe në disiplinën e dytë kundër një garuesi brazilian, duke u bërë sërish i pari në këtë disiplinë të kategorisë -69 kg.
“Zyrtari i PK-së, pas garave në xhudo, ka marrë pjesë edhe në disiplinën e notit, në garën me gjatësi prej 2000 m dhe ka arritur rezultate mjaft pozitive duke fituar medaljen e argjendtë. I njëjti pritet të garojë edhe në disiplinën e notit në gjatësi prej 4000 m, në të cilën pritet edhe fitorja e radhës dhe synimi i medaljes shtesë”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Policia e Kosovës, në krye me menaxhmentin e saj, përmes përfaqësimit me zyrtarë policorë profesionalë, të përkushtuar e të përgatitur mirë në çdo aspekt, dëshmon para vendit dhe botës se është një polici profesionale, e cila në kuadër të saj ka zyrtarë profesionalë jo vetëm në fushën policore, por edhe në atë sportive të kategorive e disiplinave të ndryshme, siç është kjo e xhudos dhe notit./Arbresh.info/
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...