Pas dhunës në Kuvend, gjatë seancës plenare të zhvilluar të enjten, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Hetimi në gjendje të lirë ka nisur për deputeten e PD, Elda Hoti, e cila brenda sallës së Kuvendit hodhi në drejtim të socialistëve një material të lëngshëm. Hoti akuzohet për veprën penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”;
Persona të tjerë përveç Elda Hotit që janë proceduar janë edhe deputetë të tjerë të opozitës.
Bëhet fjalë për deputetin– Flamur Noka, 53 vjeç, Bledjon Nallbati, 38 vjeç, Gazment Bardhi, 39 vjeç, Dashnor Sula, 55 vjeç, Luan Baçi, 61 vjeç, dhe Saimir Korreshi, 43 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
“Ditën e djeshme, në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, shtetasja Elda Hoti, ka hedhur në drejtim të deputetëve një lëndë të lëngshme të paidentifikuar, ndërsa në hyrje të godinës së Kuvendit të Shqipërisë, shtetasit Flamur Noka, Bledion Nallbati, Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Luan Baçi dhe Saimir Korreshi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të planëzuar me shërbim.”, sqarohet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu për Adriana Kalanë e cilësuar si organizatore e protestës para Bashkisë, janë ngritur akuza për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Ndërsa pesë personat e tjerë që janë proceduar sa i përket protestës para Bashkisë Tiranë janë, Klodjan Bajrami, Klevis Balliu, Ilir Tusha, Astrit Hysa dhe Sokol Ndoja.
Në të dyja protestat tek Bashkia dhe përplasja tek parlamenti janë 13 persona./abcnews.al/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...