Vdekja tragjike e ish-yllit të One Direction, Liam Payne tronditi botën e artit, i cili u shua në moshën 31-vjeçare pasi ra nga ballkoni i katit të tretë në një hotel në Buenos Aires, Argjentinë.
Liam Payne vdiq nga traumat e shumta dhe gjakderdhja e brendshme dhe e jashtme e shkaktuar nga rënia, ka thënë zyra e prokurorit argjentinas. Një autopsi tregoi se lëndimet në kokë të yllit të popit ishin të mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen e tij.
Në hetimin e kryer, duke përfshirë intervistën e pesë dëshmitarëve në një përpjekje për të rindërtuar orët e fundit të muzikantit 31-vjeçar, tregoi se ai ishte vetëm në kohën e rënies. Nga dhoma e hotelit të Payne u sekuestruan substanca që tregonin konsumimin e alkoolit dhe drogës.
Sipas raportimeve, policia argjentinase ka konfirmuar se Payne u vetëvra, duke u hedhur qëllimisht nga ballkoni./tch/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...