Hiqen mbeturinat skaj Liqenit të Batllavës

09:07 | 18 Tetor 2024
Q L

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”-Njësia në Podujevë dhe Ndërmarrja Publike Lokale “Eko Llapi” i kanë hequr mbeturinat skaj Liqenit të Batllavës, të cilat janë hedhur nga persona të pandërgjegjshëm.

Ky intervenim është bërë me kërkesë të Komunës së Podujevës pas njoftimit nga ana e qytetarëve se në atë pjesë të fshatit Orllan janë hedhur mbeturina, shkruan Arbresh.info.

“Komuna e Podujevës kërkon nga qytetarët që ta ruajnë mjedisin dhe të mos hedhin mbeturina vend e pavend”, thuhet në njoftim.

Tutje, kërkon nga qytetarët që në rast se shohin persona që hedhin mbeturina jashtë shportave e kontejnerëve ta lajmërojnë Inspektoratin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme