Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u lënduan kur një autobus turistik u përmbys në Aksaray të Turqisë.
Në vendngjarje janë nisur një sërë ambulancash, policia dhe zjarrfikësit, shkruan Arbresh.info
Nga të dhënat paraprake mësohet se nga aksidenti kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa 25 janë plagosur.
Guvernatori i Aksarayt, Mehmet Ali Kumbuzoglu tha se autobusi turistik po udhëtonte drejt Kapadokia nga Balukesir.
“Fatkeqësisht në këtë aksident trafiku kanë humbur jetën gjashtë qytetarë tanë. Sipas informacioneve të para kemi 25 të lënduar”, shtoi Kumbuzoglu./Arbresh.info/
Ndryshe, autoritetet turke tashmë kanë nisur hetimet rreth aksidentit të rëndë rrugor.
#SONDAKİKA | Aksaray’da sürücüsünün kontrolünü kaybettiği otobüs yoldan çıkarak şarampole devrildi.
İlk belirlemelere göre kazada 6 kişi öldü, çok sayıda kişi yaralandı. pic.twitter.com/gsufnlqq2j
— 23 DERECE (@yirmiucderece) October 18, 2024
Rama: Shkodra plot me turistë në këto ditë tetori
Kurti u takua me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin H...
Përplasja e deputetëve të opozitës me policinë, Hoxha: Efekt...
Osmani udhëton në Amerikë, folëse kryesore në Samitin Ndërko...
Raportohet se Koreja e Veriut ia ka dërguar mijëra ushtarë R...
Gjendet turistja bullgare e cila kishte humbur në shtegun e ...